Blogger templates

Pages

Friday, June 15, 2012

Gigi Buffon: Spanja do të bëjë Spanjën


Gigi Buffon: Spanja do të bëjë Spanjën


Gigi Buffon është i bindur se Italia e ka vëte në dorë fatin e vet. Gardiani i kombëtares së kaltër nuk mendon aspak për një “marrëveshje” mes Spanjës dhe Kroacisë, duke kërkuar përqëndrim maksimal në sfidën e fundit të Grupit D kundër Irlandës.

“Jemi pak të hidhëruar por e gjithë kjo do të kalojë deri në ndeshjen e ardhshme. Jam i bindur se fatin tonë e kemi në dorë sepse nëse fitojmë kalojmë në fazën tjetër, prandaj nuk duhet të harxhojmë energji për rezultatet e mundshme të ndeshjes tjetër".

Nuk mund t’ia lejojmë vetes që të lemë pas dore takimin me Irlandën. Spanja do të bëjë Spanjën dhe për këtë jam i sigurt. Ne besojmë”, shkruan në faqen e tij në FB numri 1 i ish kampionëve të botës, transmeton Supersport.

0 comments:

Post a Comment

 

Blogger news

Blogroll

About