Blogger templates

Pages

Sunday, June 17, 2012

Eksplozive makinës së punonjësit të policisë

Hidhet në erë Tiranë, 17 qershor 2012, NOA - Një sasi e konsiderueshme lënde eksplozive është vendosur sot në makinën e një efektivi të policisë. Ngjarja la ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm në zonën 21 Dhjetorit në kryeqytet, saktësisht përballë komisariatit numër 2 të policisë në kryeqytet.

Automjet ndodhej i parkuar pranë Komisariatit numër 2 dhe figuron të jetë pronë e një punonjësi të policisë. Shpërthimi ka qenë i fuqishëm dhe ka shkatërruar makinën si dhe ka shkaktuar dëme në asfaltin ku ishte parkuar automjeti.

Policia ka nisur hetimet, dyshohet se ngjarja ka lidhje me detyrën e punonjësit të policisë. Policia ka përqendruar hetimet edhe në dëshminë e vetë punonjësit të policisë, si dhe në filmimet e siguruara nga kamerat e sigurisë pranë vendit të ngjarjes.


0 comments:

Post a Comment

 

Blogger news

Blogroll

About