Blogger templates

Pages

Sunday, June 17, 2012

Napoli behet gati te prishe planet e Juves.

Pritej qe i riu Verratti te ishte nje hap larg Juves. Marrveshja me ekipin e Pescaras u arrit mbi bazen e nje oferte prej 5 mln euro per gjysmen e kartonit te lojtarit dhe me premtimin per ta lene ate edhe nje vit ne Abruzzo.

Por presidentin napoletan, Aurelio De Laurentis, duke shfrytezuar marrdheniet e mira me presidentin abrucez, po behet gati te kunderpergjigjet. Oferta e tij eshte 5 mln euro + premtimin qe beri edhe Marotta per ta lene nje vit tjeter ne Pescara + njerin mes te riut te talentuar Bariti dhe ekspertit Santana, ne bashkepronesi.

Madje De Laurentis eshte gati te perdori edhe 2 karta te tjera, Insigne dhe Vargas. Dy te rinjte jane akoma dy te panjohura nen hijen e Vezuvit. I pari u mor kete vit nga vete Pescara dhe De Laurentis i ka thene ish-ekipit te tij qe nuk e perjashton nje rihuazim tek ata nese ai nuk bind Mazzarrin. Edhe Vargas qe u afrua vjet me shume buje, nuk ka dale akoma sic duhet ne skene me potencialin e tij dhe si rrjedhoje mund te tentohej nje perfshirje e huazimit te tij ne operacionin Verratti.

Kartat e presidentit napoletan duken shume te forta dhe pritet kjo jave per te vulosur kete telenovele perfundimisht. Verratti do te shkoje tek Juventus, Napoli apo Inter?

0 comments:

Post a Comment

 

Blogger news

Blogroll

About