Blogger templates

Pages

Friday, June 15, 2012

iPhone – më i shituri në Japoni


iPhone – më i shituri në Japoni

Sipas rezultateve të hulumtimit të kryer nga MM Research, iPhone gjatë vitit të kaluar ishte smartphone më i shitur në Japoni. Gjatë vitit të kaluar Apple shiti 7.25 milion ekzemplarë në tregun japonez që i mjaftoi të bëj për vete 30% të mbarë tregut.
Gjithashtu, edhe në tregun e gjithëmbarshëm të celularëve Apple arriti rezultat për tu respektuar duke pushtuar 17% të tij. Nga ana tjetër, edhe pse iPhone ishte pajisja më e shitur indivituale, iOS nuk ishte platforma më e popullarizuar. Android kështu pushtoi madje 69% të tregut japonez, derisa iOS pjesën e mbetur të tij – këto dy platforma përbënin 99% të mbarë shitjes së smartphoneve në Japoni gjatë vitit të kaluar.
Në Japoni krejtësisht janë shitur 42.7 milion celularë gjatë vitit të kaluar, që është për 13.5% më mirë se një vit më herët. Nga kjo shifër, 24.2 milion ishin smartphone. 

0 comments:

Post a Comment

 

Blogger news

Blogroll

About